Soni Malaj ka bërë një debutim të shkëlqyer të projektit të saj më të ri muzikor, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar. Për këtë këngë të re, artistja ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur Agon Amiga si edhe këngëtarin Daim Lala.

Soni Malaj performon në koncertin e madh të 15-vjetorit të Digitalb

Në koncertin e organizuar në Sheshin Skënderbej nuk ka munguar edhe Soni Malaj, e cila i ka dhuruar publikut një performancë mjaft energjike. Sonit i janë bashkuar në skenë dhe dy artistët me të cilët ajo ka bashkëpuniuar së fundmi, Agon Amiga dhe Daim Lala, duke sjellë debutimin e këngës së tyre të parë së bashku.

Soni Malaj, Agon Amiga dhe Daim Lala publikojnë “Ta fala”

“Ta Fala” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila është një ndër këngët që i duhej kësaj vere dhe kjo për shkak të ritmeve të saj mjaft energjike.

Prodhuar nga “Bigdeal Records”, teksti i kësja kënge është shkruar nga Agon Amiga, Vigan Sulejmani dhe Daim Lala ndërsa klipi është punuar nga Alban Selimaj.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Soni ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj për këtë projekt muzikor dhe gjithashtu ka zbuluar se ka qënë pikërisht Agon Amiga dhe Daim Lala që e kanë ftuar atë të marrin pjesë në këtë projekt të ri muzikor.

Performanca e saj e jashtëzakonshme në koncertin madhështor të 15-vjetorit të Digitalb ka bërë që kjo këngë të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut, i cili ka sugjeruar që kjo këngë të futet në “The Top List” dhe të zërë menjëherë vendin e 9-të.