Stresi ka qënë padiskutim një ndër personazhet publik më të komentuar gjatëkësaj javë për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar për të ndjerin Klodian Rasha.

Përvecse ka patur një mbështetje të madhe nga publiku për këtë veprim kaq pozitiv, Stresi është përkrahur pafund nga publiku me këngën “Per veti” në bashkëpunim me Finem dhe Solo.

Ky projekt muzikor është shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

E pozicionuar në vendin e tretë, “Per Veti” është ngjitur me 48 pozicione nga java e kaluar.