Ai është një ndër këngëtarët që punon shumë sidomos gjatë sezonit të verës, kur bëhet fjalë për projekte të reja muzikore. Vetëm një javë më parë, ai ka nxjerrë këngën e tij të re, e cila është e treta brenda një muaji.

Bëhet fjalë për Bleron, i cili duket se ka goditur në shenjë me bashkëpunimin e radhës. Për këtë projekt muzikor, artisti ka bashkuar fuqitë me Franques dhe Alex, duke sjellë këngën e titulluar “Asniher”.

Kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e fansave jo vetëm për shkak të muzikës ritmike por gjithashtu edhe me anë të klipit, në të cilin shfaqen disa femra në super formë fizike, duke ngritur akoma më shumë temperaturat e kësaj vere.

Falë sugjerimeve të publikut, ky bashkëpunim ka mundur të bëhet pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Kjo prurje e re e Bleros, e bën artistin që për herë të parë të jetë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, i cili përbëhet nga 50 këngët më të bukura të muzikës moderne shqiptare.