Bashkimi i dy reperave, Capital T dhe Majk, ka sjellë një ndër projektet më të preferuara të momentit. E publikuar rreth 7 javë më parë, “Pasha jeten” renditet në këngët më të votuara dhe të dëgjuara të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të momentit.

Dyshja e talentuar, e cila ka bashkëpunuar gjithashtu rreth 8 vite më parë, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe ka bërë që nga java në javë, të ngjitet sa më në majë të listës, duke mos lëshuar vendin e 4-t. Eshtë java e dytë që kjo këngë mban këtë pozicion, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave të dy reperave.

Ndërkohë Capital T e ka çuar në 10 numrin e këngëve që gjenden në klasifikim ndërsa Majk ndodhet në listë me 6 projekte muzikore.

Për këtë javë, projektet e Capital T, “Pasha jeten”, “Andiamo”, “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Across the ëorld”, “Lejla”, “Pa Cenzure”, “Gucci”, “Numra” dhe “Ulu” renditen përkatësisht në vendet e 4-t, 15-të, 23-të, 26-të, 27-të, 35-të, 42-të, 53,të, 54-t dhe 74-të.

Nga ana tjetër, këngët e Majk, “Katile”, “Stila”, “Tarantino”, “Le t’xhelozojnë”, “Kcen”, pozicionohen përkatësisht në vendin e 33-të, 56-të, 64-t, 66-të, 67-të.