Zakonisht klikimet në kanalin e “Youtube” nuk janë një tregues i saktë nëse një këngë është e bukur apo jo dhe shkak për këtë janë klikimet e blera nga artistët shqiptarë, një temë kjo mjaft e diskutuar.

“Fajet” e Dhurata Dorës dhe Azet është një ndër këngët që dëgjohet pafund këtë verë dhe që numëron mjaft klikime në “Youtube” por vetëm këtë javë ky bashkëpunim ka arritur të bëhet pjesë e klasifikimit të “Top Awards” dhe kjo falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.

Një këngë mjaft ritmike, që i përshtatet më së miri temperaturave të nxheta, është “Fajet”, e cila për këtë javë pozicionohet menjëherë në vendin e 20-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.