“Dikur” ishte shndërruar prej kohësh në një prej këngëve më jetëgjatë të klasifikimit të “The Top List” por duket se më në fund fansat kanë vendosur të shijojnë projektet e reja të artistit të tyre të preferuar, Alban Skënderaj.

E publikuar shkurtin e vitit të kaluar, “Dikur” prej 68 javësh ka qëndruar në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke përballuar konkurrencën e hyrjeve të reja.

Kjo javë ka rezultuar “fatale” për këtë projekt muzikor të Albanit, i cili në fakt momentalisht po shijon suksesin e projekteve të reja muzikore.

Artisti i preferuar i publikut shqiptar është pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” me 6 projekte të tjera muzikore, ku tre prej tyre janë bashkëpunime dhe tre këngë “solo”.

“Stoli i Trendafilave” në fakt vazhdon të jetë të jetë një prej këngëve më jetëgjatë në “The Top List” me plotë 83 javë së bashku me “Lejla”, e cila ka 85 javë në total.

“Ping Pong”, “Dhurata”, “’93”, “1000 Premtime”, “Nuk je vetem” dhe “Stoli i Trendafilave” renditen përkatësisht në vendin e 13-të, 54-t, 56-të, 68-të, 69-të dhe 82-të.