Dyshja e talentuar, Getinjo dhe Mozzik, prej shumë kohësh nuk janë futur në klasifikimin e “The Top List” me ndonjë projekt të ri muzikor.

Getinjo dhe Mozzik, të cilët kanë qënë pjesë e klasifikimit me projektet e tyre muzikore “Sexy” dhe “Xhelozia”, këtë javë kanë mbetur jashtë saj.

Dy projektet e mësipërme kanë qëndruar në listë përkatësisht për 25 dhe 29 javësh por kjo javë ka rezultuar fatale për ta, duke dalë nga klasifikimi i 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po çfarë po ndodh me dy vëllezërit e famshëm, të cilin ishin mësuar të publikonin projekte të reja brenda një periudhë shumë të shkurtër?!

Duket se largimi nga shtëpia diskografike “On Records”, janarin e këtij viti, ka ndikuar shumë në suksesin e dy artistëve. Që prej shkëputjes së kontratës me këtë studio regjistrimi, Getinjo dhe Mozzik ende nuk kanë publikuar një hit.

Pavarësisht se ata kanë lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale se po punojnë fort për projektet e ardhshme, fansat ende janë në pritje të ndonjë hiti nga dy vëllezërit e famshëm.