Këngëtari i njohur, 2Ton, ka mundur të rikthehet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare pas 13 javësh mungesë. Eshtë pikërisht projekti i tij më i fundit muzikor, i titulluar “Melisa”, ai që është shndërruar në një sensacion “Youtube” brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Në këtë projekt muzikor, i cili është mjaft ritmik dhe i përshtatet stinës së verës, reperi iu ka dedikuar këtë këngë të gjitha vajzave që quhen Melisa.

Me muzikë dhe tekst të vetë artistit, kjo këngë ka marrë pafund komente në kanalin e “Youtube”, përmes të cilave fansat kanë shprehur pëlqimin e madh për “Melisa”.

Pavarësisht se është publikuar në fund të muajit qershor, 2Ton është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë, duke u renditur në vendin e 34-t, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listë, e cila përbëhet nga një 100 këngë.