menu

“Papuqe Gucci”, ndryshimi i Gjikos nga muzika “underground” në këngë komerciale


Ora: 16:52 Datë: 23/11/2017

Reperi i talentuar shqiptar, Gjiko, ka vetëm tre javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Papuqe Gucci”.

I njohur me pseudonimin, djali fluturues, Gjiko ka bërë një ndryshim ndër vite sa i përket zhanreve muzikore.

I njohur më së shumti për muzikën e tij “hip hop underground”,  reperi ka filluar të pushtojë muzikën shqiptare me këngët komerciale si kjo e fundit “Papuqe Gucci”

Duket se reperi ka zgjedhur të prodhojë atë lloj muzikë që kërkon tregu, duke lënë paksa pas dore muzikën më të cilën u bë i famshëm. Nuk dimë nëse reperi do i kthehet sërish stilit të tij “underground’ apo do vijojë të ndjekë preferencat e publikut shqiptar.

“Papuqe Gucci” është kënga e cila e bëri Gjikon me tre këngë në klasifikimin e “The Top List”. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë është një ndër hyrjet më të reja të listës zyrtare të “Top Awards”, duke u renditur në vendin e 90-të.

Reperi, emri i vërtet i të cilit është Asdren Gjikolli, është pjese e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me dy këngë të tjera.

“Gabime”, bashkëpunimi i tij me Nora Istrefin, është një projekti muzikor, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar. E bërë pjesë e “The Top List” prej 17 javësh, kjo këngë për këtë javë mban vendin e 26-të.

Ndërsa projekti i tretë i Gjikos që qëndron në listë prej 25 javësh është “Yjet Nalt”, i cili për këtë javë pozicionohet në vendin e 47-të.