menu

Pak ditë para koncertit, a do të jetë “Dhurata” pjesë e këngëve që Alban Skenderaj do të këndojë në Pallatin e Kongreseve?


Ora: 15:43 Datë: 31/01/2018

Rreth një muaj më parë, kantautori i dashur shqiptar, Alban Skënderaj lajmëroi të gjithë fansat e tij se do të ndante me ta një nga arritjet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Artisti tregoi se do të organizonte koncertin “Hapesira e nje Endrre”, një event që do t’i tejkalojë përmasat e një koncerti klasik.

Kanë kaluar tashmë 15 vite që nga realizimi i këngës së parë të Albanit, i cili menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar, që në daljen e tij të parë.

“Ky do të jetë më shumë se Koncert, do të jetë një eksperiencë, një hapësirë për të gjetur vetëveten e për të shkëmbyer vetëm energji pozitive me njeri-tjetrin”, shkruan ndër të tjera në postimin e tij Albani.

Ndërkohë që kishte planifikuar që do ta organizonte këtë koncert vetëm në një natë, kërkesat e shumta nga ana e fansave, kanë bërë që Albani të organizojë dy mbrëmje të koncertit të tij, me datë 2 dhe 3 Mars.

Por, a do të jetë “Dhuarata”, një nga këngët që Albani do të këndojë në këtë koncert?

Në një koncert që do të zgjasë rreth dy orë, artisti ka premtuar se do të këndojë të gjithë këngët e tij të më të njohura, nga ato të vjetrat dhe deri tek më të rejat. Pavarësisht se “Dhuarata” është një nga këngët më të reja të Albanit, ajo ka fituar menjëherë zemrat e të gjithë publikut, duke u shndërruar një super sukses për këngëtarin dhe bashkëshorten e tij, Miriam Cani.

Ky dedikim i ëmbël për vajzën e çiftit të famshëm Ameli, prej 9 javësh është pjesë e “The Top List” dhe për këtë javë mban vendin e 4-t.

Ndërkohë Albani është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me 5 projekte të tjera muzikore.

“Nuk je vetem”, “1000 Premtime”, “Dikur”, “’93” dhe “Stoli i Trendafilave”, për këtë javë renditen përkatësisht në vendin e 33-të, 36-të, 44-t, 47-të dhe 57-të.