Duket se bashkëpunimi i Olidenës dhe Sergio “Ajer” ende nuk e ka humbur magjinë e tij.

Kanë kaluar 11 javë që nga momenti kur ky projekt muzikor u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Dy artistët e rinj duket se kanë goditur në shenjë me këtë projekt muzikor, i cili vazhdon të votohet rregullisht nga fansat.

Vetëm këtë javë, “Ajer” është ngjitur me 11 pozicione, duke u renditur në vendin e 14-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën, e cila përbëhet nga 50 këngë.

Pavarësisht se është publikuar në muajin tetor të vitit të kaluar, fansat duket se janë të vendosur ta shijojnë këngën e dyshes edhe në ditët e ngrohta të pranverës. Ndërkohë që për Olidenën ky është projekti i parë muzikor, Sergio numëron disa këngë në repertorin e tij.