“Ajer” është hyrja me e re e “The Top List”, një projekt muzikor ky i sjellë nga dyshja, Olidena dhe Sergio.

Serxhio Lushku, i njohur me emrin e artit si Sergio, ka mundur të nxjerrë projektin e tij të parë muzikor në 2012, të titulluar “Delisa”. Që nga ajo kohë, Sergio vazhdoi të punonte akoma më shumë sa i përket muzikës, duke sjellë projekte të reja thuajse çdo sezon, ndër to edhe disa bashkëpunime të rëndësishme.

Në tetorin e këtij viti, Sergio bashkoi fuqitë me Olidenën për të sjellë projektin e tyre muzikor me titull “Ajër”. Edhe pse ka disa muaj që ka dalë në treg, kjo këngë ka mundur vetëm këtë javë të bëhet pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.

Sa i përket Olidenës, ajo është një këngëtare e re në tregun muzikor shqiptar dhe kjo është këngë e saj e parë.