menu

Nxjerrja e lajmit nga Xhensila për pritjen e ëmbël, fut këngën “Celsi i zemres” në klasifikim


Ora: 21:07 Datë: 28/03/2018

Pak javë në parë, mediat rozë ishin pushuar me lajmin se Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndërkohë që qarkulloi disa ditë në formën e një thashethemi, më në fund çifti simpatik shqiptar, përmes postimeve të bërë në rrjetet sociale përkatëse, konfirmuan pritjen e ëmbël. Xhensila dhe Besi, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre shtatorin e këtij viti, janë në pritje të një vajze.

Ky lajm i gëzueshëm, i cili ka lumturuar sigurisht fansat e dyshes, ka bërë gjithashtu që Xhensila të rikthehet në qendër të vëmendjes me dedikimin e saj të ëmbël për bashkëshortin, “Celsi i zemres”.

Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë, e cila është publikuar në muajin dhjetor, ka mundur të bëhet pjesë e listës pikërisht këtë javë, duke zënë vendin e 53-të.

Ky projekt muzikor, i cili shpeh dashurinë e bukur që ekziston mes çiftit të famshëm, duket se ka shtyre fansat që pas këtij lajmi të bukur, ta dëgjojnë dhe votojnë në “The Top List”.