menu

Nush vjen me Bardhin tek “Pa Cent”


Ora: 20:30 Datë: 24/06/2021

Nushi nuk është një emër i panjohur për publikun e “Top Awards” pasi rreth një vit më parë ai iu bashkuar klasifikimit, duke debutuar me “A e din” një bashkëpunim me Riino Sopjani.

Thuajse pas një viti, Nush është rikthyer në listë dhe kësaj radhe në një bashkëpunim me Bardhin, me këngën e titulluar Pa Cent”.

Ndryshe nga klipet të shoqëruara me bregdetë, duke qënë se jemi në sezonin e verës, dyshja e artistëve e ka shmangur totalisht, duke xhiruar një klip teksa në background ndodhen makina të prishura, duke iu përshtatur më së miri titullit, “Pa Cent”.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar “Pa Cent” në vendin e 42-të.