Që në momentet kur u paralajmërua si bashkëpunim, publiku kishte pritshmëri shumë të larta dhe në fakt Kida dhe Mozzik nuk kanë zhgënjyer aspak me këngën e “PP”. Kjo është java e tretë që ky projekt muzikor mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Në vendin e dytë qëndron Yll Limani me këngën “I kom kall”. Prej javësh kjo këngë vazhdon të jetë në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke iu afruar vendit të parë por ende nuk ka mundur të mposhtë “PP”.

Ndryshe nga java e kaluar, kjo javë ka sjellë 6 projekte të reja muzikore, dy prej të cilave janë prurje të reja muzikore.