Kjo është java e 274-t e klasifikimit të “Top Aëards”, një renditje muzikore e cila vijon të mbështetet nga publiku shqiptar.

Votat nga ana e publikut kanë zgjedhur që kreu i listës të mbetet po i njëjtë me javën e kaluar dhe bëhet fjalë për “Mono”, bashkëpunimi me Alban Kondit, Bojken Lakos dhe Kastro Zizo. Një këngë që i kishte munguar muzikës shqiptare, e cila u cilësua si një perlë mzukore e sjellë nga një treshe mjaft e talentuar.

Eneda Tarifa vijon ende të jetë shumë e votuar nga publiku shqiptar me këngën “Per Ty”, i cili për këtë javë e ka pozicionuar në vendin e dytë. Kujtojmë që Eneda para dy javësh ka qënë në krye të klasifikimit më këtë projekt muzikor.

Surpriza e kësaj jave është “Për Veti”, një bashkëpunim me Stresit, Finem dhe Solo. Edhe pse përflitet për një krisje të marrëdhënies së dy reperëve, Stresi dhe Finem, sërish publiku i ka mbështetur këta artistë, duke i futur në treshen më të nxehtë të listës. “Për Veti”, e cila ka 16 javë në klasifikim, këtë javë është ngjitur me 6 pozicione krahasuar me javën e kaluar.

Elvana Gjata është një tjetër artiste që vazhdon të votohet pafund nga publiku shqiptar. Kënga e saj, “Thirr”, e cila erdhi surprizë për publikun, këtë javë javë pozicionohet në vendin e 4-t, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.

“Remix” i “Nale”, i sjellë nga Elio Deejay është gjithashtu një këngë që dëgjohet dhe votohet shumë nga publiku shqiptar. “Nale” , e cila ka 14 javë në listë, këtë javë është renditur në vendin e 5-të, duke u ngjitur me një pozicion nga një javë më parë.

Nëse doni të shihni listën e plotë, klikoni këtu.