Duket se Butrinti Imeri nuk ka ndërmend të largohet nga kreu i “The Top List”. Falë mbështetjes së fansave, projekti më i ri muzikor i këngëtarit, i titulluar “Xhanem”, prej 3 javësh qëndron në vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kjo prurje e re e artistit ka marrë mjaft vlerësime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët nuk rreshtin së votuari këtë këngë në topawards.top-channel.tv. Në fakt fansat e Butrintit vazhdojnë të dëgjojnë dhe votojnë edhe projektet e mëparëshme të artitstit pasi ai është pjesë e listës edhe me tre këngë të tjera. “Veç per mu”, “Bella” dhe “Mona Lisa” për këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 7-të, 11-të dhe 13-të

Kjo javë ka renditur mjaft mirë edhe këngëtaren e talentuar, Kida, e cila ka mundur që të jetë pjesë e 5 këngëve më të mira të “The Top List”, me tre projekte muzikore. “Harroj”, “Pe du” dhe “Kce” janë tre këngët më të votuara për këtë javë të këngëtares, të cilat renditen përkatësisht në vendin e dytë, tretë dhe pestë. Por suksesi i Kidës nuk mbaron vetëm me kaq. Ajo është gjithashtu pjesë e “Top 10” edhe me dy këngë të tjera. Falë votave të fansave, “Anderr” dhe “Pe du”, renditen përkatësisht në vendin e 8-të dhe 9-të.

Sa i përket projekteve të reja për këtë javë, 4 të tilla i janë shtuar Top Listës, duke bërë kështu që listës t’i largohen 4 artistë të tjerë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.