Fillimi i këtij muaji nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket klasifikimit të “Top Awards”. Gjatë një javë të shoqëruar me lajme të hidhura, duket se publiku ka zgjedhur t’i shpëtojë këtij mankthi, duke dëgjuar muzikë të bukur.

Klasifikimi i kësaj javë ka ardhur i qetë sa i përket kreut të listës pasi është pikërisht bashkëpunimi i Diona Fona dhe EAZ, “Ti je”, kënga që ka marrë më shumë vota këtë javë.

Sa i përket vendit të dytë, në të pozicionohet Tayna me këngën e saj, “Sicko”, e cila është ngjitur me një pozicion nga java e kaluar. Edhe pse shënon javën e saj të 6-të në klasifikim, kjo prurje e re e Tayna-s, vazhdon të ketë interes tek publiku shqiptar.

Bashkëpunimi i Majk dhe Capital T, “Hala”, këtë javë ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e tretë. Pavarësisht se dy javë më parë, “Hala” ishte këngë më dëgjuar edhe e votuar e javës, këtë javë renditet e treta, sërish një pozicion i mrekullueshëm në listë.

Sigurisht që këtë javë nuk mund të kishim projekte të reja muzikore dhe kjo për shkak të gjendjes së rënduar që vendi ynë ndodhet por jeta vazhdon dhe muzika është ilac për shpirtin.