menu

NRG Band sukses këtë javë në “The Top List”


Ora: 17:33 Datë: 14/12/2016

Ai u cilësua si grupi më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016” dhe fitimin e këtij çmimi djemtë e grupit e kanë justifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme pasi çdo kënge e publikuar nga NRG Band shndërrohet në një hit.

“Mos ma le fajin” është projekti i fundit muzikor i këtij grupi, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në treg dhe këtë gjë e vërteton renditja në “The Top List”.

Prej 10 javësh NRG Band është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë ka korrur një sukses të madh, duke u ngjitur me 17 vende plus.

Sa i përket projekteve të reja nga ky grup ende nuk ka ndonjë raportim nëse do të kemi diçka të re nga djemtë e talentuar se shpejti.