Thuajse cdo projekt i ri i grupit NRG Band bëhet menjëherë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” dhe kështu ka ndodhur edhe me projektin e tyre më te fundit.

“Faj” mban titullin kënga më e re e NRG Band, e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe që menjëherë ka rrëmbyer zemrën e publikut shqiptar.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë renditur këtë këngë menjëherë në vendin e 52-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.

Grupi i njohur ka ardhur me një baladë dhe me një tekst mjaft prekës, sikurse edhe vet titulli.