menu

NRG Band publikon “Balkanbooty” dhe futet menjëherë në listë


Ora: 16:50 Datë: 28/04/2017

Prilli i vitit të kaluar do të sillte një prej hiteve muzikore të NRG Band, “Mos u Nal”, një bashkëpunim me Dj Aldon, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre në “Top Music Awards”, ku u shpallën “Grupi më i mirë i vitit”. Ndërkohë që kjo këngë u pasua me suksese të tjera muzikore, vetëm një javë më parë, ky grup ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Balkanbooty”, i cili korrespondon sërish në muajin  prill, duke lënë të nënkuptohet se një tjetër hit muzikor do të pushtojë këtë verë, tregun muzikor.

“Balkanbooty” jo vetëm është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit por ajo ka zënë një pozicion mjaft të rëndësishëm, duke u bërë pjesë e 5 këngëve më të nxehta të “The Top List”.

Sonte në mbrëmje, ky grup ka vendosur të ngrejë në këmbë publikun e “The Voice of Albania” pasi djemtë e NRG Band do të jenë të ftuarit special të mbrëmjes, e cila fillon në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.  “Balkanbooty” dhe “Thirrem” do  jenë dy këngët që ky grup do të performojë”live”.