“Ajo m’kalli” është projekti i fundit muzikor i grupit NRG Band. Kjo këngë, prej 16 javësh është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, një produksion muzikor që ka rezultuar shumë i suksesshëm për djemtë e talentuar.

Ndërkohë që janë ende duke shijuar suksesin e “Ajo m’kalli”, NRG Band është gati për të publikuar një projekt muzikor dhe kësaj radhe, grupi ka bashkuar fuqitë me Dj e Top Albania Radio, Dj Aldo.

Kujtojmë se edhe Aldo ka qënë pjesë e “The Top List” për 12 javë rresht me bashkëpunimin e tij me Lorelën “Don’t let me go”, duke lënë kështu të nënkuptohet se bashkimi i grupit të famshëm me Dj, pritet të sjellë një hit veror.

Pavarësisht se nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme të këtij projekti, një gjë është e sigurt, këta artistë nuk dinë të zhgënjejnë.