“Sa t’kom dasht”, kënga e cila ka marrë 5 milionë klikime vetëm në 3 javë, ka mundur të kryesojë listën e hiteve muzikore të “The Top List” për këtë javë, duke u ngjitur me 1 pozicion.

Nora Istrefi ka goditur në shenjë me rikthimin e saj në muzikë, duke publikuar këtë projekt muzikor, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.

Duket se një “luftë” e heshtur ka nisur mes motrave Istrefi, pasi për këtë javë, Era është pozicionuar në vendin e dytë, me “Bonbon”.

Ndërkohë, Alban Ramosaj, i cili prej 4 javësh mbajti fronin e “Top Awards”, për këtë javë ka zbritur me dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.

Vetëm dy projekte muzikore kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të hiteve muzikore për këtë javë dhe bëhet fjalë për Dhurata Dora “Numrin e ri” dhe Capital T “Hitman” duke bërë kështu që t’i largohen kësaj liste Getinjo ft. BabyG  “Monster” dhe Soni Malaj ft. Skivi   “Me Mua”.

Klasifikimi i javës së 17-të të “The Top List”, Top Awards:

  1.  Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
  2.  Era Istrefi – Bonbon
  3.  Alban Ramosaj – A me do
  4.  Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  5.  Ledri Vula – SRMN
  6.  NrgBand – Ajo m’kalli
  7. Dhurata Dora – Numrin e ri
  8. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
  9. Capital T – Hitman
  10.  Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
  11.  2TON – Ta fali jeten
  12. Mozzik – Dhezu
  13.   2po2 ft. Flori – Gone Girl
  14. Majk ft. Ghetto Geasy – Sjena Mo
  15. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  16. Samanta – Asnjo si un
  17. Edona Vatoci – Hala
  18. Elvana Gjata ft. Burno – Love me
  19. Troja – A e man men
  20. Noizy – Number One