Si asnjëherë tjetër në klasifikimin javor, 3 këngëtarë po luftojnë kokë më kokë për të “pushtuar” top listat me hitet e tyre. Për herë të parë në 22 javë klasifikim në Top List, Ledri Vula, Noizy dhe Capital T përfaqësohen me nga dy këngë, duke ua vështirësuar rrugëtimin artistëve të tjerë, kjo edhe si pasojë e prodhimtarisë së tyre muzikore. Të tre këta artistë kanë pasur një vit të ngjeshur në karrierën e tyre, duke nxjerrë një hit pas tjetrit dhe duke korrur suksese të menjëhershme.