Cricket vijon të prodhojë muzikë të vecantë dhe ajo cfarë mbetet e rëndësishme, janë artistët me të cilët Cricket zgjedh të bashkëpunojë.
Në projektin e tij më të fundit muzikor, Cricket ka bashkëpunuar me një artiste të re në muzikë dhe është pikërisht Kaona.
“Bompa” mban titullin bashkëpunimi mes Cricket dhe Kaona, i cili është pozicionuar në vendin e 52-të, falë sugjerimeve nga ana e publikut.
“Bompa” është një këngë mjaft ritmike, që i shkon më së miri temperatureve të larta që priten të vinë dhe gjithashtu është një këngë që kërkon të dëgjohet me volumin në maksimum.
Po kush është Kaona, ylli më i ri i muzikës shqiptare?
Kaona Sylejmani, e lindur me 22.07.2000, është një artiste që vjen nga qyteti i Gjilanit. Meqense rrjedh nga prindër artistë, si e ema dhe babai, të cilët janë të dy aktorë me profesion. Kaona që nga mosha 2-vjecare ka marre pjesë në filma të ndryshëm të regjisorëve kosovar.
Shkollen e fillore e kreu në Gjilan, ndërsa shkollen e mesme në Prishtinë. Hobet e Kaonës janë të shumta si sporti, volejbolli, noti si edhe ski.
Kaona shquhet si aktore e pavarur dhe e talentuar, tani ka filluar të merret edhe me muzikë, e cila është pasioni i saj që prej fëmijësrisë.
Kënga e saj e parë është publikuar javët e fundit, më 5 Mars të këtij viti, dhe është punuar nga producenti Cricket.
Rrugëtimi i Kaonës nuk përfundon këtu, ajo ka shumë për të na treguar nga arti i saj.
https://www.youtube.com/watch?v=xpobZ_tMpYY