Uki Latifi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Soulkid është një këngëtar dhe tekstshkrues nga Prishtina. Prej 4 vitesh, ai ka qënë pjesë e shtëpisë diskografike “On Records” por pas shkëpujes, Uki është tashmë një nga bashkëpronarët e shtëpisë diskografike “Royal Music Group”, e cila është hapur vitin e kaluar.

Uki, i cili ka studiuar për Juridik/Kriminologji, ka rreth 8 vite që merret me muzikë. Ai ka sjellë disa këngë “solo” dhe bashkëpunime si “Mes Neve”, “1Her”, “Ta ha gojen”, “Mall”, “Jena Dashni” dhe së fundmi projekti i tij më i ri i titulluar “T’kom dashte”.

“T’kom dashte”, e publikuar rreth 1 javë më parë, e ka sjellë këngëtarin mjaft romantik. Me muzikë dhe tekst të vetë këngëtarit, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 87-të.