Muzika hip hop është shndërruar në një ndër rrymat muzikore më të preferuar për artistët e rinj. Një tjetër rrepiste i është shtuar tregut muzikor shqiptar dhe bëhet fjalë për Anisën.

“Foto Foto” mban titullin projekti i saj debutues, i cili ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit.

Po kush është rrepistja më e re e qytetit?

Anisa Veseli, e cila ka zgjedhur të prezantohet për publikun thjesht Anisa, është nga Prishtina dhe ka lindur më 13 Janar 2002.

Fillimisht Anisa është bërë e njohur për publikun për shkak të videove të saj në rrjetin social “Tik Tok” dhe më vonë vendosi t’i prezantohej publikut si këngëtare.

“Foto Foto” është debutimi i saj i parë muzikor, i cili i përket rrymës hip-hop. Anisa ka zgjedhur që të jetë pjesë e shtëpisë diskografike “RzonMusic”.

https://www.youtube.com/watch?v=ILDC3_gdO_8