Rinor Sopjani, i njohur me emrin e artit Rino, është një tjetër talent i ri shqiptar, i cili premton shumë.

Me zërin e Rinos jemi njohur në edicionin e 4-t të “The Voice of Albania”, i cili u vlerësua shumë për ngjyrën e zërit. Muzika ka qënë gjithmonë pjesë e jetës së Rinos, i cili është me origjinë nga Prishtina por që prej vitesh jeton në Londër.

24-vjeçari nuk i është futur muzikës rastësisht, ai në fakt ka përfunduar studimet në Londër pikërisht në degën e muzikës. Edhe pse fillimisht ka nisur thjesht si pasion, Rino tregon për “Top Awards” se i është përkushtuar shumë muzikës në mënyrë që ta shndërrojë atë në një profesion të vërtetë.

Talenti më i ri në muzikën shqiptare ka vetëm një javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Pak nga Pak”, i cili është projekti i dytë muzikor për të. Por Rino premton shumë pasi i kontaktuar nga “Top Awards”, ai ka rrëfyer se në të ardhmen do ketë shumë projekte të tjera.

Por si është pritur kjo këngë nga publiku shqiptar?

“Feedback-u që kam marr nga njerëzit është shumë i mirë dhe kjo më gëzon shumë pasi mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe kur njerëzit e pëlqejnë, më bën të ndihem mirë”, tregon Rino.

“Pak nga pak” jo vetëm është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit por ajo është renditur në vendin e 78-të, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.

Si ndihet Rino që është pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”?

Më vjen shumë mirë që jam pjesë e “Top Awards” sepse natyrisht kur dikush si ju e pëlqen muzikën time ndihem shumë falenderues”.

Unë jam Rino dhe shpresoj që emri dhe muzika ime do dëgjohen shumë në një të ardhme shumë të afërt”, kështu përfundon rrëfimin e tij 24-vjeçari.

https://www.youtube.com/watch?v=oGb7dySxaGw