Paradox është një dyshe e muzikës elektronike, i cili përbëhet nga vokalistja dhe tekstshkruesja Anxhela Llaha si edhe nga producenti Andi Lazaj.

Anxhela dhe Andi janë dy njerëz me një shpirt artistik, të cilët u takuan dhe përfunduan së bëri muzikë së bashku. Dyshja është bërë pjesë e shtëpisë diskografike “360MRecords” që prej 2016, pas eksperiencës së suksesshme në “TiranaArtfestival”. Muzika e tyre i përket zhanrit “Tropical and Deep House”.

Vetëm pak ditë më parë ParadoX ka publikuar projektin muzikor me titull “Back to Her”. Më këtë këngë grupi ka risjellë në vëmendje stinën e verës, pikërisht në këtë kohë kur ajo na mungon më shumë. Me disa korda delikate të kitarës, kjo këngë është krijuar posaçërisht për perëndimet, një këngë perfekte për të sjellë në mendje kujtimet e verës.

“Back to Her” është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë duke u renditur në vendin e 19-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm në listën prej 50 këngësh.