“Helm” ka qënë padiskutim një ndër prurjet më interesante të kësaj jave. Përvec tekstit, i cili që në titull duket se është helmues, një vlerësim të madh ka marrë edhe videoklipi i kësaj kënge.

Wenda dhe Marigona janë dy artistet që kaën bashkuar fuqitë për këtë prurje të re muzikore, e cila është bërë pjesë e klasifikimit këtë javë. Ndërkohë që jemi njohur me ëendën, le të zbulojmë më shumë për Marigonën.

Kush është Marigona?

Marigona është një tjetër talent i ri muzikor që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Me origjinë nga Dibra, Marigona ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël, duke u angazhuar nëpër koncerte që zhvillonte Qëndra Kulturore në Dibër.

Aktualisht Marigona studion Flaut në Liceun Artistik te Tiranës.

Prej tre vitesh Marigona është nën menazhimin e shtëpisë diskografike “Nmusic Producton”, ku punon edhe si tekstshkruese.

Ky nuk është projekti i parë i Marigonës pasi derimë tani ajo numëron disa këngë dhe bashkëpunime të publikuara në treg.