Një surprizë e vërtetë ka ardhur vendi i parë këtë javë pasi është dyshja, Diona Fona dhe EAZ, që ka rrëmbyer vëmendjen kryesore për këtë javë. Bashkëpunimi i tyre, “Ti je” është shpallur kënga më e votuar e javës, duke u renditur në krye të “The Top List”.

Pavarësisht se nuk pati një debutim aq të mirë, ky projekt muzikor ia ka dalë që nga java në javë të ngjitet sa më lartë, duke arritur deri në majë. Votat e publikut e kanë ngjitur “Ti je” me 7 pozicione nga java e kaluar.

Ndërkohë që kemi një këngë të re në krye, pjesa tjetër e projekteve mbetet po e njëjtë, duke humbur përkatësisht nga një pozicion.

“Hala”, bashkëpunimi i Majk me Capital T, i cili javën e kaluar mbante vendin e parë, këtë javë është zhvendosur në vendin e dytë, duke humbur një pozicion nga java e kaluar. Po ashtu “Sicko” e Tayna ka pësuar të njëjtën humbje këtë javë, duke u pozicionuar në treshen e këngëve më të bukura të javës.

Në vendin e 4-t qëndron bashkëpunimi i Tayna dhe Dafinës, “Bye Bye” ndërsa në vendin e 5-të është një tjetër bashkëpunim i suksesshëm që nuk po i ndahet majës së listës dhe bëhet fjalë për “Pasite”, bashkëpunimi i Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Sa i përket hyrjeve të reja, ato nuk kanë munguar edhe këtë javë pasi 6 projekte i janë shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.