Klasifikimi i kësaj javë ka sjellë 6 projekte të reja muzikore por ajo që është vënë re, janë disa artistë të rinj që i janë bashkuar listës për herë të parë.

Vserlo është një ndër artistët më të rinj që është bërë pjesë e klasifikimit të kësaj jave, për herë të parë, falë projektit muzikor “Plage”. Kjo këngë, e cila është publikuar rreth një muaj më parë, është pozicionuar në vendin e 35-të për këtë javë.

Po kush është djaloshi i ëmbël i “The Top List”, Vserlo?

Vserlo është një artist i ri në muzikën shqiptare, i cili jeton në Tiranë. Ai ka nisur të këndojë që në moshë të vogël dhe gjithashtu është shfaqur në teatër, ku ka dhënë premierën e këngës së tij të tretë, “Soul In Rain”, në të cilin ka kënduar për herë të parë “live”.

Vserlo dallohet për një stil mjaft të vecantë dhe dinamik dhe muzika që ai bën i përket Pop/R&B dhe Baladë.

Vserlo është një anagramë (një frazë e krijuar nga riorganizimi i shkronjave), që do të thotë “Lover/Loser ose sic shprehet ai: “If you cannot have love in you soul you are a loser” ( Nëse nuk ke dashuri në shpirt je një i humbur).