Boocky Dj, emri i vërtetë i të cilit është Endri, është padyshim një ndër Dj më të pëlqyer dhe të kërkuar në klubet e natës në Shqipëri për më tepër se 15 vjet. Eshtë thuajse e pamundur të mos e keni dëgjuar të paktën një herë miksimin e Boocky Dj në lokalet më të njohura në vend.

Gjatë viteve si DJ, ai ka luajtur përkrah dj-ve të njohur si Axwell, Fedde Le Grand, Roger Sanchez, Tujamo, Sunnery James & Ryan Marciano.

Përvec profesionit si Dj, ai është i angazhuar me kohë të plotë në studion e tij si kompozitor dhe producent. Ai ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptar si Alban Skënderaj, Mc Kresha, Lyrical Son, Elhaida Dani, Enxhi Nasufi, Klint Collaku etj.

Disa nga këngët që mbajnë firmën e tij si producent janë: Dj Olti, Alban Skenderaj & Lyrical Son – ’93, Enxhi Nasufi & Boocky Dj – Ti, Alban Skenderaj ft. MC Kresha – Ping Pong, Boocky ft. Klint Collaku – Per Ty .

Boocky është bërë pjesë e “The Top List” për herë të parë këtë javë falë bashkëpunimit të tij me Enxhi Nasufin, “Pendimi”.