Adrijana Krasniqi është një tjetër hyrje e re e “The Top List” këtë javë. E lindur në Tetovë, Adrijana është një tjetër repere  që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, duke bërë që konkurrenca e kësaj rryme muzikore të rritet.

Prej vitesh Adrijana është zhvendosur në Suedi dhe jeton në Sthockhol. Derimë tani Adrijana ka bërë muzikë në gjuhën suedeze por së fundmi ajo ka nisur të bëjë muzikë shqip.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Adrijana ka rrëfyer se ka vendosur të futet në tregun muzikor shqiptar pasi ka gjetur hapësira dhe dëshiron të tregojë talentin e saj.

Jam e lumtur që jam pjesë e një kompanie menaxhuese të fuqishme në Kosovë, ku shpresoj që talenti dhe muzika ime të dëgjohet anë e mbanë“, ka thënë këngëtarja 21-vjeçare.

“Pasha Robt” është kënga debutuese e Adrijanës në tregun muzikor shqiptar, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Falë mbështetjes së fansave, ky projekt muzikor është bërë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin 20-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm në listën zyrtare të “Top Awards”, e cila përbëhet nga 100 këngë,

Reperja më e re e tregut shqiptar ka shtuar se së shpejti do vijë me projekte të reja muzikore.

3