Njihuni me Adriano dhe Toquel, hyrjen më të re në “The Top List”

Adriano Rama dhe Toquel janë dy artistët që janë bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” gjatë kësaj jave, falë projektit muzikor me titull “Poppa Bottle”.

Adriano, i njohur si producent me emrin Kreizler, është një artist i cili ka bashkëpunuar me këngtarë të njohur shqiptar. Si projektin më të rëndësishëm dhe të suksesshëm mund të përmendin “remix-in” e “E dehun” të Era Istrefit.

“Poppa Bottle” është projekti i tij i parë si këngëtar, një këngë që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Nga ana tjetër, Toquel është një artist i cili ka kohë që merret me muzikë, me një karrierë të suksesshme në Greqi. Artisti së fundmi ka vendosur të prodhojë muzikë edhe për tregun muzikor shqiptar.

“Poppa Bottle”, një këngë e zhanrit muzikor Trap/RnB, përveç stilit të veçantë në muzikë, përçon gjithashtu një mesazh të rëndësishëm. Teksti i kësaj kënge flet për problemet klimatike në Elbasan, pra është një formë sensibilizimi për atë që shkakton Kombinati Metalurgjik.

Ndaj dhe videoja muzikore e këngës, i cili është xhiruar pikërisht në Elbasan, ka ardhur në një mënyrë artistike, ku personazhet shfaqen si mumje.

“Popp Bottle”, kuptimi i së cilës është “Plas një shishe”, është bërë këtë javë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, falë sugjerimeve të publikut. Gjatë kësaj jave, kjo këngë pozicionohet në vendin e 48-të.