Ndërkohë që java e kaluar është konsideruar si e qetë sa i përket lëvizjeve në klasifikim, këtë javë janë vënë re ndryshime të mëdha jo vetëm në krye të listës por thuajse në të gjithë klasifikimin.

Java e të dashuruarve duket se ka vënë në lëvizje jo vetëm këngëtarët por edhe publikun, i cili ka votuar këngët e preferuara, duke i ngjitur sa më në majë të listës.

“Top 5” ka ardhur plot ngjyra këtë javë. Surprizë ka qënë vendi i parë, i cili është pushtuar nga Ledri Vula dhe kënga e tij më e re “Piano Rap“. I ardhura paksa ndryshe me këtë projekt, fansat e kanë shpallur këngën më të preferuar të javës.

Në vendin e dytë kemi bashkëpunim që është rikthyer sërish në “Top 3”. Bëhet fjalë për “Edhe ti“, bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik, i cili është ngjitur me 14 pozicione nga java e kaluar.

Edhe pse ka humbur dy pozicione nga java e kaluar, Yll Limani vazhdon të mbetet në zonën e nxehtë klasifikimit. “Engjej”, i cila shënon në total 6 javë, ka qëndruar dy javë rresht në vendin e parë por duket se fansat e Ledrit janë treguar më të fuqishëm këtë javë.

Në vendin e 4-t renditet Enca, e cila është hera e parë që renditet në zonën e nxehtë të klasifikimi. Publikimi i saj më i ri, “Amor”, në bashkëpunim me Zaza dhe Mixey ka rezultuar tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar, i cili për këtë javë e ka ngjitur me 11 pozicione nga java e kaluar.

Pjesë e “Top 5” këtë javë është edhe Butrint Imeri dhe kënga e tij “M’ke rrejt“, e cila ka humbur dy pozicione nga java e kaluar por sërish vazhdon të ketë vëmendjen e publikut.

Ky “Top 5” i kësaj javë është plot ngjyra se në të përfshihet muzika “hip-hop”, “pop-dance”, “baladë” si edhe “R&B”.