menu

Një tjetër hyrje e re e panjohur!


Ora: 10:44 Datë: 04/11/2020

Listës së artsitëve të rinj i shtohet Redina Trieshi, e cila këtë javë i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Vetem” është kënga që falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ka arrritur të futet në “The Top List” këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 25-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një artsite të re.

Po kush është Redina Trieshi?

Redina Trieshi është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka lindur në Lezhë, më 23 Tetor 1999 dhe është rritur në Tiranë. Prej 4 vitesh, ajo jeton dhe studion në New York, për Marketing dhe Muzikë ( Teori Kompozimi).

Aktiviteti i saj në skenat e festivaleve muzikore për fëmijë ka filluar që në vitin 2008-të, ku ka marrë pjesë tek “Zërat e Rinj të Tiranës”, ku është vlerësuar me cmimin e tretë. Më pas ka vazhduar të jetë pjesë e “Qendrës Kulturore për Fëmijë”, ku është aktivizuar në disa koncerte ndër to edhe “Festivali i 47-të”.

Në vitin 2012-të ka marrë pjesë tek “100 vjet muzikë” në “TV Klan” me këngën, “Rritemi pas drites”, gjithashu ajo ka performuar së bashku me Irma Libohoven këngën, “Gabimi i Mireles”. Në vitin 2013-të, Redina ka marrë pjesë tek “Gjeniu i Vogel”, edicioni i 5-të. Redina ka qënë gjithashtu pjesëmarrëse në “Tirana Art Fest” me drejtor artistik Bojken Lako.

Më datë 12 Tetor 2020, këngëtarja ka publikuar këngën e saj të parë, me titull “Vetem”, tekstin dhe melodinë e së cilës e ka krijuar vetë, produksionin e ka realizuar Gent Myftaraj dhe videon “Provideo Albania”. Momentalisht, këngëtarja po punon për disa projekte të reja në muzikë, të cialt priten të publikohen shumë shpejt.

Redina ka qënë gjithashtu pjesëmarrëse në “Tirana Art Fest” me drejtor artistik Bojken Lako.