menu

Një rrugëtim i ri për Lorè, e cila premton shumë


Ora: 13:36 Datë: 22/10/2019

Lorè, e cila tashmë pa frikë mund të quhet një kantautore, u shndërrua në pak kohë në një prej personazheve më të komentuar së fundmi. “Tonight” është projekti muzikor në bashkëpunim me Vin Veli, ai që e renditi këngëtaren në “Top 20”, në klasifikimin e “Top Awards”.

Në një intervistë të dhënë për “Siluete” në RTSH, Lorè ka treguar se tashmë ka nisur një epokë e re për të dhe se i është dedikuar muzikës në maksimum duke lënë gjithcka tjetër.

Artistja, e cila paraqitjen e parë skenike e ka patur në “The Voice“, ka qënë gjithashtu mjaft aktive në jetën e natës, duke performuar cover-a të artistëve të ndryshëm, mirëpo tashmë ajo dëshiron të mos konsumohet dhe si pasojë nuk do të jetë më pjesë e jetës së natës.

Në intervistën e saj, Lorè ka shpjeguar gjithashtu se po punon për disa projekte muzikore, të cilat pritën të publikohen së shpejti dhe që do të jenë “solo” në mënyrë që publiku ta njohë më shumë. Nëse nuk ju kujtohet, këngëtarja ka qënë pjesë e “Top Awards” me një bashkëpunim me Dj Aldo, “Don’t Let Me Go”, publikuar në vitin 2016-të.

Sa i përket rrymës muzikore, ajo tregon se do anojë pak nga “pop”, do mundohet t’i përshtatet kërkesave të tregut muzikor, por si gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin.

Jam shumë e entuzizmuar pasi do ketë gjëra shumë të bukura“, shprehet Lorè, e cila momentalisht është nën menaxhimin e Alban Kondi, Elgit Doda dhe Fabian Basha.

Sa i përket paraqitjes së saj nëpër klipe, duke qënë se derimë tani është shfaqur vetëm më zërin e saj, këngëtarja ka zbuluar se në projektet e ardhshme do të jetë edhe vetë ajo e pranishme pasi sipas saj është shumë e rëndësishme që publiku ta njohë edhe imazhin e saj, pavarësisht paraqitjeve të saj skenike.