Kjo javë duket se nuk ka qënë e suksesshme për këngëtarët e “Bongo” dhe “Nuk ma la” pasi pas shumë javësh ato kanë zbritur disa pozicione, duke bërë kështu që të mbeten jashtë “top 10” të “The Top List”

“Bongo”, një bashkëpunim i suksesshëm i Captial T dhe Dhurata Dora, është pjesë e Top Listës që prej 12 javësh, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme të klasifikimit por këtë javë ajo ka rënë me 3 pozicione, duke u renditur në vendi e 11-të.

Ndërkohë nga ana tjetër, “Nuk ma la”, një prej bashkëpunimeve të dyshes Ledri Vula dhe Flori Mumajesi, është pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare prej 10 javësh. “Nuk ma la” ka mundur të jetë madje pjesë e treshes më të nxehtë të këtij klasifikimi por duket se kjo javë nuk ka qënë tepër e favorshme për të, e cila është pozicionuar në vendin e 12-të.