Cricket dhe Dafina Zeqiri vetëm pak javë më parë publikun bashkëpunimin e tyre “Një here ne jete”, një ndër këngët e para të publikuara gjatë karantinimit.

Ndërkohë që u konsiderua si një ndër këngët më të dëgjuara, javën e kaluar pozicionimi i saj nuk ishte mjaft i mirë në “The Top List“, pavarësisht faktit se u fut menjëherë në listë.

Fansat e dyshes, përvecse e kanë dëgjuar shumë këtë këngë, kanë vendosur që të mbështesin atë edhe përmes votave të tyre në klasifikim, duke bërë që “Nje here ne jete” të shpallet kënga që është ngjitur me më shumë pozicione gjatë kësaj jave.

Kjo prurje e re muzikore e dyshes është ngjitur plot 88 pozicione, duke u renditur në vendin e 12-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një këngë që ka vetëm dy javë që gjendet në listë.

Dafina Zeqiri gjendet në klasifikim edhe me 6 këngë të tjera në listë dhe ato janë: “Vuj Vuj Vuj”, “Bye Bye”, “Lule Lule”, “Ring Ring”, “Merri Krejt” dhe “La Reina” dhe pozicionohen përkatësisht në vendin e 30-të, 47-të, 52-të, 57-të, 61-të dhe 70-të.