Ndryshe nga javët e mëparëshme, kjo javë nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket tre vendeve të para të klasifikimit, duke mos sjellë surpriza.

Ashtu sikurse javën e kaluar, vendi i parë i përket kolonës zanore të filmit “2 Gisht Mjalte”, “Pa Dashuri” kënduar nga Elvana Gjata. Artistja e njohur vazhdon të korrë super sukses me projektet e saj, duke qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes. Publiku, i cili ka dhënë vlerësime maksimale për Elvanën edhe si aktore, vazhdon të mbështesë muzikën e saj, duke e shpallur më të pëlqyerën të momentit.

Sa i përket vendit të dytë, ai nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me javën e kaluar, pasi Tayna dhe projekti i saj muzikor “Kce” vazhdojnë ende të dëgjohen dhe votohen pafund nga publiku shqiptar. Kjo është java e tretë që kjo këngë mban të njëjtin pozicion. Por ky nuk është suksesi i vetëm i Tayna-s për këtë javë, ajo është pjesë e “Top 3” edhe me bashkëpunimin e saj me Ledrin, “Aje”, e cila është ngjitur me një pozicion dhe është renditur në vendin e tretë.

Projektet e reja nuk kanë munguar as këtë javë në klasifikim pasi 5 hyrje të reja i janë shtuar listës, duke u renditur mjaft mirë.