Me ardhjen e verës, shumë artistë zgjedhin pikërisht këtë periudhë për të publikuar një pjesë të mirë të projekteve të tyre muzikore, duke bërë kështu që të krijohet një “luftë” e vërtetë për atë që do të konsiderohet si hiti i verës.

Vetëm këtë javë janë publikuar rreth 12 projekte të reja muzikore por vetëm 6 prej tyre kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, Top Awards.

Young Zerka, Capital T ft Dhurata Dora, Butrint Imeri ft. Eleni Foureira, Big Basta, Skivi dhe Ronela Hajati janë artistët që kanë hyrë në këtë renditje të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por ende mbetet për t’u parë nëse do mund t’i rezistojnë konkurrencës në javët në vijim.

Por ky është vetëm fillimi, pasi shumë artistë ende po punojnë për hitin e kësaj verë, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar prurje të reja, kështu që akoma mbetet pikëpyetje se kush do jetë ai projekt muzikor që do të shpallet “hiti i verës 2016”.