Ledri Vula është një ndër artistët shqiptar, vëmendja nga i cili nuk humbet kurrë. Këngëtari i preferuar i muzikës shqiptare së fundmi ka publikuar dy këngë, “Piano Rap” dhe “Prej Inati”, prej albumit të tij më të ri, . Të dyja këto projekte muzikore, në të cilat reperi ka ardhur paksa ndryshe, kanë rezultuara mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar, i cili i ka bërë menjëherë pjesë të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Përveç karrierës së tij muzikore, mjaft interes ngjall edhe jeta e tij private. Pavarësisht se është munduar ta mbaje sa më hermetike, duket se “gërmimet” e mediave apo portaleve, kanë munduar të zbulojnë diçka nga marrëdhënia e artistit.

Së fundmi ai po përflitet shumë për lidhjen e tij me Sara Hoxhën, duke u fotografuar shpesh nëpër evente të ndryshme. Por ekspozimi i tij me Sarën, rrjedhimisht mund të sjellë një “xhelozi” tek publiku femër dhe për këtë, “Top Awards” i ka drejtuar një pyetje ndjekësve të saj, nëse Ledri pëlqehet më pak apo më shumë pas daljes publike me Sarën.

Nëse kishit dyshime, publiku i “Top Awards” ka dhënë mendimin tij, ku sipas përgjigjeve, 66% mendojnë se pëlqehet më shumë ndërsa 34% më pak. Rezultati i këtij sondazhi na vërteton edhe njëherë faktin se fansat e vlerësojnë artistin për muzikën e tij dhe jo për marrëdhëniet në jetën personale. Nga ana tjetër mund të themi që publiku e preferon shumë zgjedhjen e Ledrit për të patur përkrah një vajzë të mrekullueshme si Sara Hoxha.