“Rapsodët n’rap t’sotit”,  ky është albumi i shumëpritur që dyshja Mc Kresha dhe Lyrical Son pritet të publikojë së shpejti.

Ndërkohë që momentalisht Mc Kresha dhe Lyrical Son po shijonë suksesin e projekti të tyre më të ri të titulluar “Ky Tipi” duke u bërë menjëherë pjesë e Top Listës, e pozicionuar në vendin e 7-të, suksesi i radhës është gati për të pushtuar tregun muzikor.

Por pritja është bërë edhe më interesante pasi shumë personazhe publik kanë nisur të xhirojnë video duke i kërkuar dyshes që ta publikojë sa më shpejtë albumin e shumëpritur.

Në postimet e bëra në rrjetet sociale dy artistët kanë lajmëruar se albumi i ri do të publikohet më 7 korrik 2016, duke i dhënë kështu fund pritjes së shumë fansave. Këngëtarët kanë treguar gjithashtu se të gjithë fansat mund të porosisin  që tani “Rapsodët n’rap t’sotit” për të shijuar muzikën e bukur të artistëve.