Ishin votat e publikut ato që rikthyen dyshen e suksesshme Ardian Bujupi dhe Dalool në klasifikimin e “The Top List”, ku për këtë javë janë ngjitur me dy pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.

Por duket se një fanse e veçante e “Ne jena njo” ka vendosur të ketë një kujtim të përjetshëm të këtij projekti muzikor, duke vendosur që të bëjë tatuazh titullin e kësaj kënge.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Ardian Bujupi ka publikuar një fotografi ku shihet një vajzë e cila në qafë mban një tatuazh ku shkruhet: “Ne jena njo”.