menu

Ndryshon kreu, por nuk është ndryshimi i vetëm i Top 5!


Ora: 18:40 Datë: 27/09/2021

Duket se Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son me “Llafe Llafe” kanë lëshuar fronin për këtë javë, duke zbritur në vend të dytë të klasifikimit. Një hyrje e re arriti që të vendosej menjèherë në vend të parë. Është fjala për Elhaida Danin dhe këngën e saj “Zanin”. Ky projekt ishte një nga 5 këngët e albumit të saj të publikuar së fundmi dhe që korri sukses të papërsëritshëm.

Megjithatë, ky nuk është ndryshimi i vetëm i kësaj jave në Top 5. “Pak si…” bashkëpunimi i Soni Malaj dhe Bennitos është rritur me 1 pozicion nga java e kaluar, duke u renditur kështu në vend të tretë. “Dilem jasht” ka rënë me 2 pozicione nga java që shkoi dhe tani pozicionohet në vend të 4-të.

Nga Top 5 janë larguar 2 projekte që kanë qenë ndër më të preferuarat e publikut për një periudhë të gjatë tashmë. Bëhet fjalë për “Dale” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, si dhe “E di” nga Elvana Gjata dhe Yll Limani.

Megjithatë një tjetër prurje e re vendoset në listën e Top 5. Capital T publikoi këngën e tij më të re dhe shumë origjinale të titulluar “Valle” që hyri menjëherë në klasifikimin e “The Top List” dhe jo vetëm kaq por u pozicionua në vend të 5-të. Mbetet për t’u thënë se ky projekt u prit goxha mirë nga publiku dhe pritshmëritë janë të larta.