Fillimi i shtatorit ka sjellë ndryshime sa i përket kreut të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Pavarësisht se kemi një këngë ndryshe nga java e kaluar, artistja mbetet e njëjtë pasi është pikërisht një tjetër projekt i Tayna-s që kryeson “The Top List”.

Bashkëpunimi i Tayna dhe Dafina Zeqirit, “Bye Bye” ka mundur të ngjitet me plot 7 pozicione nga java e kaluar, duke u shpallur kënga më e dëgjuar dhe e votuar për këtë javë. Kjo është java e tretë që ky bashkëpunim është pjesë e “The Top List” dhe mesa duket dyshja e talentuar ia ka dalë të fitojë zemrat e publikut, duke marrë votat maksimale dhe duke zënë vendin e parë.

Në vendin e dytë është zhvendosur “Pasite”, bashkëpunimi i Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son, i cili prej tre javësh qëndronte në krye të klasifikimit ndërsa në vendin e tretë është pozicionuar një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për “Tela” e Kidës dhe Ermal Fejzullahut, i cili ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, vetëm dy të tilla i janë shtuar listës, duke u pozicionuar jo mjaft mirë në klasifikim por në vendin e 99-të dhe 100-të.