Pavarësisht se prodhimet muzikore këtë vit nuk kanë qënë të shumta, sërish artistët nuk ndaluan së punuari për të mbajtur sa më parë publiku e tyre.

Edhe pse e patën të pamundur të promovonin prurjet e reja nëpër koncerte, këngët e tyre sërish u dëgjuan pafund por edhe u votuan në klasifikim zyrtar të Top Awards.

Kush janë artistët me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim?

Ledri Vula dhe Capital T janë dy artistët që kryesojnë listën e artistëve me shumë këngë njëkohësisht në klasifikim pasi secili prej tyre gjendet me 7 këngë në listë. Duhet theksuar se të dy artistët publikuan albumet e tyre gjatë këtij viti, edhe pse nuk ishte viti ideal për të bërë promovimin e tyre.

Këngët me të cilat Ledri Vula gjendet në klasifikim janë: “DMP”, “Aman”, “Prej Inati”, “Alien”, “Gjiganta”, “100” dhe “Kanye”, të cilat prozicionohen përkatësisht në vendin e 24-t, 28-të, 54-t, 71-të, 77-të, 78-të dhe 84-të.

Ndërsa këngët e Capital T që gjendet në listë janë: “Braziliane”, “DMP”, “Akull”, “600PS”, “Flawless”, “C’est La Vie” dhe “Hala” të pozicionuara përkatësisht në vendin e 22-të, 34-t, 35-të, 45-të, 46-të, 48-të dhe 50-të.

Yll Limani dhe Dafina Zeqiri janë dy artistë të tjerë të cilët janë pjesë e listës së artistëve me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim. Si Yll Limani ashtu edhe Dafina Zeqiri gjenden në listë me nga 6 këngë secili.

Yll Limani, i cili sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikore, duke kryesuar listën, gjendet në “The Top List” me këto këngë: “Buzet e kuqe”, “I kam kall”, “Pate”, “Engjej”, “Pse je me to” dhe “Ski me m’pa” të cilat renditen përkatëisht në vendin e parë, 18-të, 20-të, 29-të, 41-të dhe 42-të.

Dafina Zeqiri, e cila ka qënë shumë aktive këtë vit, gjendet në listë me “Aman”, “Milion $” “Nje here ne jete”, “Vuj Vuj Vuj”, “Ring Ring”, “Merri Krejt”, dhe , të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e 28-të, 32-të, 44-t, 55-të, 66-të dhe 74-t.

Grupit me më shumë këngë në klasifikim i përket edhe Butrint Imeri, i cili gjendet në “The Top List” me 5 projekte muzikore njëkohësisht. Butrinti, i cili momentalisht po shijon suksesin e bashkëpunimit më të ri me Nora Istrefin, gjendet në klasifikim me këto këngë: “Dy Zemra”, “Për një dashuri”, “Sa gjynah”, “Si përpara” dhe “Prita”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 8-të, 13-të, 14-të, 15-të dhe 16-të.