Një projekt që është punuar në kohë rekord është prurja më e re e Venera Lumanit dhe Lind Islamit, “A e din”. Pavarësisht se nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, kjo këngë ka ardhur kaq ëmbël, duke na dhuruar një mbyllje romantike për vitin 2019-të.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Venera e ka cilësuar këtë këngë një dhuratë për të gjithë ndjekësit e saj dhe fansat nuk mund të ndiheshin më të lumtur se kaq për këtë dhuratë të ngrohte dhe kuptimplotë.

Teksti, i cili është punuar nga vetë Venera, tregon dashurinë pa kushte dhe dashurinë e vërtetë që ekziston mes një cifti.

Komente mjaft pozitive ka patur kjo prurje e re muzikore, ku shume komentues shprehen se e ndjejne veten 100% në tekstin e kësaj kënge.

Je dashni pa kushte ti o xhan“, thuhet në një nga frazat e këngës, një dedikim ky mjaft romantik.