Kanë kaluar thuajse 4 muaj që nga java kur Mozzik ishte në klasifikimin e “The Top List”. Bashkëpimi i tij me Artën, “Kom dasht” ka mundur t’i mbijetojë konkurrencës së projekteve të reja muzikore për 25 javë rresht.

Por që pas largimit të kësaj kënge nga klasifikimi, Mozzik është rikthyer pas 4 muajsh në listën zyrtare të “Top Awards”, pavarësisht se projketet e tij kanë qënë të shumta këtë sezon.

“Xhelozia” titullohet projekti më i ri i Mozzik, i cili ka vetëm një javë që ka dalë në treg. Duket se ky projekt i reperit është pritur mjaft mirë nga fansat dhe kjo vërtetohet më së miri nga sugjerimet që ajo ka marrë për t’u bërë pjesë  e Top Listës.

Për këtë javë kjo këngë renditet në vendin e 50-të, por se cili do të jetë reagimi i fansave për javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë, për të zbuluar renditjen e “Xhelozia”.